–Manchester United-Arsenal nuk është kurrë një ndeshje si çdo tjetër. Lulëzimin e një rivaliteti të zjarrtë i dha edhe aksioni i golit që i dha epërsinë topçinjve në “Old Trafford” në ndeshjen e shumëpritur e vlefshme për javën e 14-të të Premier League.
Një situatë surreale dhe kontroverse. Goditje këndi për topçinjtë, rrëmujë në zonë, De Gea shkelet nga Fred, shoku i ekipit, topi përfundon në këmbët e Smith Row që godet fluturimthi dhe shënon…Por, ka një problem: porta është bosh sepse De Gea ndodhet në tokë. Simulim apo jo, arbitri anulon golin. Mendon se është faull i Arsenalit ndaj portierit.
Por, VAR analizon gjithçka dhe sinjalizon se pengesa për portierin vjen nga Fred, shoku i tij i ekipit. Atëherë, goli vlen, sepse jemi në kufi të Fair Play, ku asnjë ekip në botë nuk do të ndalonte lojën në goditje e sipër dhe duke mos ditur se ku është portieri… Polemikat e lojtarëve të Manchester United dhe të Ronaldos ishin të ashpra.