Puthini dorën tani/Braçe publikon dokumentin: Qazim Mulleti ka urdhëruar ekzekutime

0

– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me debatin e krijuar së fundmi për Qazim Mulletin dhe shfaqjen “Prefekti” që u lexua në Teatrin Kombëtar, shfaqje kjo që nxiti jo pak polemika.

Përmes një njoftimi në “Facebook” Braçe shkruan se fashizmi nuk është opinion, as teatër dhe as komedi, ndërsa ka publikuar përbri edhe dokumentin, ku shihet një shkresë e firmosur nga Mulleti, i cili ka bashkëpunuar me fashistët e nazistët për ekzekutimet e antifashistëve.

Postimi i Erion Braçes:

“#FASHIZMI NUK ESHTE OPINION, AS TEATER, AS KOMEDI! #FASHIZMI ESHTE KRIM! URDHERONI: KUR PUSHKATOHESHIN ANTIFASHISTE NE TIRANE DHE #PREFEKTI KISHTE “NDERIN” TE RAPORTONTE KESHTU! Puthini doren tani!”, shkruan Braçe.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu