Skema e falsifikimit të Greqi! Zbardhet biseda,flitet për shqiptarin e vrarë në Nice

0

Një ish i burgosur në burgun e Koridallosit, i paidentifikuar me emër, ka bërë me dije për mediat greke mënyrën sesi vepronte grupi i falsifikimit të dokumentave në vendin fqinjë. Ish i burgosuri tregon se në qark ishin përfshirë punonjës policie, të cilët lëshonin letërnjoftime dhe pasaporta false në vende të ndryshme, duke shtuar se emrin ia kishin ndryshuar edhe Marjus Diamanti, që u vra në karburantin e tij në Nice. Ndërkohë që është deskriptuar edhe një dialog mes kreut të organizatës kriminale dhe një prej anëtarëve, ku përmendet edhe shuma e nevojshme për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara.

DIALOGU MES TYRE:

“Kapo”: Për letrat. Mirë. Unë i qetësova. Shkova në mbledhje dhe dhashë letrat. Shqiptari është i kënaqur, gjithçka është në rregull. Unë t’i them atij çfarë ndodhi? Ai thotë se ka sjellë gjysmën e parave. Ai thotë se ka sjellë shtatë mijë dhe nuk i ka mbledhur shtatë të tjerat. Më thotë se maksimumi në një javë do të më sjellë gjysmën tjetër. I besoj këtij idioti.

K .: Prandaj të them të mbaj pak distancë

“Kapo”: Më thanë të nxitoja, mendova se gjithçka ishte në rregull. Tani ai kërkoi edhe për shokun e tij. Unë them, më fal vëlla 25 nuk bëhet, të paktën 30.

-K .: Mirë, mirë.

Marrë nga iefimerida.gr


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu