Një i moshuar në Kosovë ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë një gëzim në jetën e tij. Gjatë programit Gjesi në T7, një i moshuar tha se nuk është gëzuar, ndërkohë që një tjetër u shpreh se krijimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe pavarësia e saj kanë qenë gazimi i tij më i madh.
“Nuk kam patur gëzim, kurrë. Jo Jo nuk kam patur kurrë gëzim,” tha i moshuari.