Erseka është qyteti i parë në juglindje që ndez dritat dekorative të fundvitit. Me një aktivitetet në qendër të sheshit “Rilindja”, me dhjetëra fëmijë pjesmarrës bashkia e këtij qyteti ka çelur zyrtarisht sezonin festiv dimëror.
Këto zbukurime tashmë janë vendosur dhe gjithçka është në funksion.
Dekori kryesor është përqëndruar tek sheshi në qendër të qytetit si edhe përgjatë pedonales.
Dekori i këtij viti është shoqëruar edhe me ndriçimin e muzeut historik e etnografik të qytetit.
Ditët e fundit juglindja është duke u vizituar nga mijëra turistë, ku fshati turistik i Rehovës, Borovës e Sheleguri, e bujtinat karakteristike kolonjare ngelen ne preferencat e vizitorëve.