Një raport i nënshkruar nga Louise Casey (është një zyrtare e qeverisë britanike që punon në mirëqenien sociale) hodhi dritë mbi trazirat dhe incidentet që ndodhën në finalen e Euro 2020, e cila u zhvillua në stadiumin Wembley më 11 korrik.
Një dokument shumë i rëndë që akuzon të gjithë, duke filluar nga qeveria e deri te policia për papërshtatshmëri të plotë. Në 129 faqet e raportit flitet për “një ditë turpi kombëtar”.
Finalja e Euro 2020: “Pothuajse tragjedi”
Atë ditë, dy mijë tifozë pa biletë sulmuan tempullin e futbollit anglez nga 17 pika të ndryshme hyrjeje. Raporti e quan atë një “stuhi të përsosur”. Në dokument thuhet se “Tifozët pa bileta kanë vënë në shënjestër edhe invalidët”.
Nga hetimi prej 129 faqesh, dalin detaje shqetësuese: “Një fëmijë me aftësi të kufizuara, në karrocë, ia kanë marrë babait dhe e kanë përdorur për të hyrë në stadium nga një bandit i maskuar si stjuard. Ekipi ynë model i futbollit -vazhdon raporti – kishte arritur në finalen e tij të parë të madhe në 55 vjet, por u tradhtua nga një turmë banditësh të dehur dhe të nxitur nga droga, të cilët zgjodhën të sulmonin njerëzit e pafajshëm, të cenueshëm dhe të paaftët, si dhe policë