Aksident i rëndë në qytetin e Beratit, 3 të plagosur transportohen në spital (Detaje)

0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit.Mësohet se një mjet,që drejtohej nga një shtetas i pirë ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi përgjatë aksit Axhensi-Gjykatë.

Mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” dhe është larguar me shpejtësi,por pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera.Si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy shtetas,të cilët ishin pasagjerë me të në makinë. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit,identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën përgjatë lumit Osum.Mjetet e përfshira në aksident janë: një Golf 5 me targa AB 308 BS,një Mitcubish me targa AB 374 AF dhe një Subaro me targa AA 128 ZS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu