Seksologu: Se*si është aktivitet i rëndë, ndaj humbin jetën

0

Seksologu nga Kosova, Hajrullah Fejza ka folur në lidhje me rastet e vdekjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Në një intervistë për ‘Kanali 10’, Fejza u shpreh se rastet që njerëzit që humbin jetën nga seksi nuk ndodhin në motele por edhe në shtëpi dhe kudo tjetër.

Ai tha se arsyet që njerëzit vdesin nga seksi, janë sepse ai është një aktivitet fizik i rëndë dhe sepse ata kanë probleme me zemrën. Për këtë, Fejza tha se personat që kanë probleme me zemrën duhet të kontrollohet dhe të konsultohen me mjekun.

“Normal që shkojnë në motele, ata që kanë nevojë e bëjnë. Vdekjet ndodhin për shumë arsye, duhet të mos përdorin viagrën. Shkaku kryesor janë mjekët dhe farmacistët, nuk mundesh t’i thuash njerëzve të moshuar se nuk kanë më nevojë për seks, por duhen këshilluar çfarë duhet të marrin, si funksionon ilaçi, si duhet ta përdorin. Nuk e pyesim dhe as nuk i tregojmë, shumica vdesin nga përdorimi i gabueshëm. Arsyeja tjetër është se harron moshën dhe nuk duhet të sforcohet shumë kur kryen marrëdhënie seksuale, vdesin nga mbingarkesa fizike.

Është e pakuptimtë t’i thuash dikujt që ke arritur një moshë të caktuar dhe s’duhet të bësh seks, por duhet ta udhëzosh. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, seksi duhet të përshtatet me moshën. Seksi është aktivitet fizik goxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemrën, duhet të të konsultohen me mjekun, kjo do të zvogëlonte numrin e vdekjeve gjatë seksit në shtëpi dhe motel. Njerëzit në aktivitete fizike të ndryshme, çdo aktivitet fizik ka rrezik”, tha ejza.

Ai gjithashtu shtoi se seksi është anti-stres ndaj dhe njerëzit duhet të kryejnë sa më shumë marrëdhënie seksuale për të zvogëluar nivelin e stresit.

“Seksi është aktivitet anti-stres. Për të zvogëluar dukshëm nivelin e stresit, seksi është ilaçi kryesor. Bëj sa më shumë seks. Marrëdhëniet seksuale janë vetëm dhe në çift, vetëm kryet masturbimi, nuk është i dëmshëm. I dëmshëm është vetëm kur bëhet me qëllim për të shmangur marrëdhënien seksuale me partnerin/en. Ka shumë çifte që nuk bëjnë seks dhe për egoizmin e vet masturbohen, për të “dënuar” partneren/in, vetëm në këtë moment është i dëmshëm, në momente të tjera është i mirë”, u shpreh seksologu Fejza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu