-Tjetër dëmtim për Sergio Ramos. Kalavari i vuajtjeve vazhdon për mbrojtësin spanjoll me fanellën e PSG që do të duhet të qëndrojë sërish jashtë për shkak të një problemi muskulor.
Ramos debutoi vetëm fundjavën e kaluar në përballjen me St. Ettiene, ku luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, por pasditen e sotme erdhi një tjetër lajm i keq.
Megjithatë ajo që shqetëson trajnerin Pochettino, është fakti që nuk dihet se sa kohë do të duhet që Ramos të rikuperohet sërish dhe të zbresë në fushë.