I zhgënjyer për ‘Topin e Artë’, Nagelsman flet për gjendjen e yllit polak

0

Robert Lewandowski ka pasur një 2021 të shkëlqyer, pasi ka gjetur rrjetën në 53 raste për Bayernin, i cili fitoi titullin e tyre të nëntë radhazi në Bundesligë në maj.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, në prag të ndeshjes me Borussia Dortmund nuk ka nguruar të flasë dhe për yllin polak, Robert Lewandowski.

“Nuk të jep përshtypjen që është i frustruar, gjithsesi është e vështirë të përtypësh një natë si ajo në Paris.

Roberti ishte dukshëm favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, tha trajneri.

“Do të kisha dashur që ai të ishte nën efektin e “Topit të Artë”.

Gjithsesi, jam i bindur që ai do të ketë një mundësi tjetër për ta fituar. Kam besim që edhe sot ai do të jetë vendimtar për ne”, përfundoi Nagelsmann.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu