Betis fundos Barçën, spanjolli më i mirë në Europë ndëshkon katalanasit në Camp Nou

0

Ka ardhur humbja e parë për Xavi-n në drejtim të Barcelona-s.

Katalanasit janë mundur 1-0 në shtëpi nda Betis në javën e 16-të të La Liga-s.

Një rezultat që e largon akoma më shumë Barçën nga kreu dhe që e ka ngjitur Betis në vendin e tretë të renditjes.

Sfida e luajtur në Camp Nou është vendosur nga një gol i Juanmi në minutën e 79-të.

Juanmi është golashënuesi më i mirë spanjoll në kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon në të gjitha kompeticionet (11 gola, 9 në La Liga).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu