Shtrëngim masash? Brataj: Po, nëse do jetë e nevojshme, vaksinimi do kohën e vet

0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka lënë të hapur mundësinë për shtrëngim masash në Shqipëri nëse shifrat e infektimit nga Covid-19 do të tregojnë se kjo gjë është e nevojshme.

Në një lidhje telefonike në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, Brataj u shpreh se mbi 90% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar. Ai shtoi më tej se nga vaksinat nuk ka pasur asnjë komplikacion apo efekt anësor.

“Komiteti i Ekspertëve monitoron situatën epidemiologjike dhe bëhet vlerësimi i masave lehtësuese dhe shtrënguese. Ne bëmë një rikujtesë të masave që janë  në fuqi, ora policore, distanca etj për të ardhur tek vaksinimi nga personeli mjekësor, edukatorët, shërbimet publike. Vaksinimi do kohën e vet. Personat që kanë role publike duhet të vaksinohen. Shtetet e tjera kanë ndërprerje nga puna, detyrim i atyre profesioneve për vaksinën. Nëse do të jetë e nevojshme do të shtrëngojmë masat.  Nëse vendoset Green Pass duhet të monitorohet.  Green Pass është një nga masat më efikase. Nuk ka pasur asnjë kompikacion nga vaksinat. Mbi 90% e të shtruarve janë të pavaksinuar,”- tha ai.

Shqipëria ka mbyllur dyert me Afrikën e Jugut pas alarmit të përhapjes së variantit të rrezikshëm të Covid19, Omicron. Por, masat e tjera kufizuese kanë mbetur të pandryshueshme. Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë me Omicron.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu