Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (IPH) tha se rastet e para të virusit korona të llojit omicron në Mal të Zi janë identifikuar në një familje, një anëtar i së cilës ka ardhur së fundmi nga Johanesburgu, Afrika e jugut.
“Të gjitha kontaktet janë në izolim. Të gjithë familjarët janë në gjendje të mirë të përgjithshme, me simptoma të lehta”, thuhet në njoftim.
Sipas Danas, një person i infektuar me një lloj të ri të koronavirusit mbërriti në Mal të Zi nga Afrika e Jugut në fund të nëntorit, dhe në fluturimin për në Frankfurt ajo ishte në një aeroplan me një person me virusin e konfirmuar omicron sipas institutit, që shtoi se shtetasja malazeze nuk është vaksinuar.
Në Mal të Zi, gjithsej 2324 persona kanë vdekur nga pasojat e virusit korona dhe 158283 persona janë infektuar.