Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar mbrëmjen e sotme. Dosja.al ju sjell momentin e ndezjes së dritave të pemës gjidante të vendosur në qendër të sheshit “Skënderbej”.
Dritat u ndezën nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili numëroi mbrapsht bashkë me dhjetëra fëmijë që ishin mbledhur në shesh dhe shtypi butonin e ndezjes.
“Në fakt ne në Tiranë dimë të ndezim drita. Ndezim drita nëpër shkolla. Ndezim sot dhe dritat e pemës,”- tha Veliaj ndër të tjera.