Policia e Vlorës ka ‘zbritur’ në terren dhe ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit. Mësohet se gjatë orëve të operacionit kanë përfunduar duke u bllokuar disa biznese ku dhe ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Konkretisht operacioni është zhvilluar përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Blutë e Vlorës kanë shoqëruar në komisariat dhe pronarët e pikave për t’i marrë në pyetje. Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve janë gjetur sende të paligjshme apo jo.
Kontrollet vijojnë ende në disa lokale të tjera në qytetin bregdetar të Vlorës.