Djegin goma, banorët e Laprakës protestojnë sërish: “Të vijë deputeti të flasim”

0

 

Banorët e Laprakës kanë dalë të protestojnë sërish kundër shëmbjes së shtëpive të tyre. duke djegur goma e duke bllokuar kalimin e mjeteve, këtë të shtunë banorët e kësaj zone kërkuan sërish devijimin e projektit të unazës së madhe në kryeqytet. Ata, përm ë shumë se një orë kërkuan që në këtë projekt të ketë transparencë pasi sipas tyre po kryhen shkelje të rënda cka llogaritet në shembjen e banesave të tyre.

“Janë 1500 familje që nesër mbesin në qiell të hapur, janë 1500 familje që nuk marrin përgjigje, të cilat nuk kërkojnë lëmoshë, por të drejtën e tyre. Të vijë të marrin masa, të vijnë dhe të diskutojnë, të na tregojnë se kur do filloj projekti,”- tha një prej tyre.

Një tjetër kërkoi dhe bisedimin e dialogimin me politikanët.

“Të vij deputeti këtu dhe të ulet dhe diskutojmë se si do të bëhet halli jonë. Kërkojmë çdëmtimin e pronës pasi i kemi ngritur me forca. Ne duam paratë sipas ligjit të shtetit dhe policia të rrijë në punë të vet,”- tha ai.