Dëbora lë fshatrat pa energji elektrike, probleme në Kukës, Dibër e Korçë

0

Zonat e thella të bashkisë Skrapar vijojnë të jenë të izoluara për shkak të reshjeve të dëborës. Të paktën katër fshatra, Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq janë pa energji elektrike prej 48 orësh.

Për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut që kanë vijuar me itensitet të lartë gjatë orëve të fundit, janë shfaqur edhe këto probleme me energjinë elektrike.

Rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abas Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj. Probleme janë regjistruar dhe në Kukës, Dibër e Korçë.