Rikthehet moti i keq në Shqipëri! Ditën e sotme dhe të nesërme priten reshje shiu me intensitet të lartë, kjo për shkak të një qendre ciklonare që pritet të vijë nga Adriatiku, e që po zhvillohet mes Italisë dhe Kroacisë. Duke nisur që nga pasditja e sotme, e gjithë javën në vijim, cikloni që vjen nga Adriatiku do të na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve por nuk do të mungojë edhe dëbora.
Sipas parashikimit të motit, hava që presim përpara parashikohet të jetë e mbushur me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell. E hëna nis me reshje me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, ndërkohë që në relievet malore mbi 300 metër parashikohen edhe reshje dëbore. Edhe të martën do të përballemi me të njëjtat kushte.
Ditën e mërkurë dhe të enjten do të ketë një mot më të kthjellët, por edhe alternime vranësirash. Por moti i mirë aq zgjat, pasi java do të mbyller sërish me mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa në Alpe do të ketë borë.