-Juventus nuk gabon dhe mposht Genoan me shifrat 2-0.Rikthehet te suksesi skuadra e Allegrit, pas humbjes me Atalantën dhe futet në shinat e duhura për të arritur katër vendet e para. Një ndeshje e dominuar nga bardhezinjtë dhe vetëm në minutën e 9-të, Cuadrado do të shënonte për Juventusin direkt nga goditja e këndit.
Juventus ishte gjithë kohën në sulm për të shënuar golin e qetësisë, por Sirigu e mbajti në lojë skuadrën e tij deri në minutën e 82-të. Ekuban për skuadrën e Shevchenko pati një mundësi shënimi, por nuk ia doli.
Më pas erdhi goli i kapitenit Paulo Dybala, i cili shënoi golin e dytë dhe hipotekoi fitoren për Juventusin. Bardhezinjtë numërojnë 27 pikë, 7 më pak se Atalanta e vendit të katërt.