Nga Vasilika Puka
U fol fillimisht për ndarje, e më pas për një ribashkim të mundshëm, u duk se po ndodhte, rrethuar me drita, emocione, puthje, e mbi të gjitha audience që përkthehet në para.
Më pas këta dy personazhe, në dukje kompleks, vazhdojnë rrjedhimisht jetën. Ndoshta ishin krijuar flutura, mbase emocione ose ndoshta një cunak 25 vjecar si Donaldi i cili prej ditësh tashmë në luftë me hormonet mastrubonte mendimin se të paktën tani ndjehej i dashuruar.
Ishte ngushelluese kjo krahasuar me faktin se plot 60 ditë ai s’kishte parë asnjë femer, asnjë tundim asnjë puthje dhe as seks. E kështu ju nënshtrua dashurise se supozuar per nje Bor, ndaj te ciles jashtë nuk u kujtua asnjeherë!
Netët që kalonte me çdo femer ndryshe tashmë kalonin me mendimin për te. Por këtu nuk kishte dashuri, këtu ishte thjesht një mashkull i frustuar seksualisht pas një jete të mbyllur dhe një nate vere në club takon një Beatriks.
Pra këtu nuk kishte as tradheti. Këtu nëse kishte dicka, ishte vetëm fatkeqesia se personi tjeter ishte një personazh publik. Ogur i mir ky për portalet që tashme do kënaqeshin me audjence e më pas me para.
Këtu fatkeqesia ishte që meshkuj hormonale si Donaldi, thyejnë mitin e fjalës dashuri, duke pretenduar se dashurojnë aq kollaj një Ana,një Lola,një Mira, një Tea,një Ina,një Beatriks që një natë e panë sensuale diku në club.
Fatkeqesia këtu nuk është “dashuria” e tyre. Fatkeqesia këtu është që ajo nuk u konsumua brenda një nate sic do të ndodhte jashtë, por është brenda duke u vet-gënjyer ata së pari dhe së dyti në qe para 20 ditesh shkuam në kishë pët ti kerkuar Zotit një mashkull si Donaldi.
Fatkeqesia këtu nuk është se Bora u lëndua, por se fëmijët 4 vjeç shohin një femëe të bukur si Beatriks,që ju dha aq shpejt djalit të ëndrrave të mikes së saj kur para 10 ditesh kishte uleritur për dashurinë e tyre. Fatkeqesia është se po thyhen standarde, rregulla mbase të pashkruar në emër të dashurise së supozuar. Fatkeqesia është kultivimi i vlerave që “VIP-at” tanë percojne e rinia që cdo ditë e më tepër nuk kontrrollojnë dot emocionin e tyre.
Shoh shume fatkeqesi, por ne asnjë vend trekendesh, dashuri, apo njerëz të lënduar. Prandaj, unë nuk i jap një dorë Bores për ti treguar që jemi me të, i jap një dorë cdo vajze jopublike e cila nuk njihet, edhe pse ka qare me netë të tëra për të gjithë Beatriksat që u futën në jetet e tyre.