Simone Inzaghi më shumë se vendin e parë, që do të ishte një rezultat i shkëlqyer për të dhe për Interin, dëshiron një ndeshje të rëndësishme në tempullin e Real Madrid, ku zikaltërit kanë fituar vetëm një herë. Trajneri i di vështirësitë e ndeshjes edhe pse Ancelotti është pa sulmuesin kryesor Karim Benzema dhe trajneri i Interit foli për mungesën e francezit.
“Mendoj se e nesërmja është një ndeshje e rëndësishme për ne. Tashmë e kemi kaluar raundin, njësoj si Real Madrid, por duam të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer. Ne dolëm shumë mirë në ndeshjen e parë, por nuk ishte e mjaftueshme dhe prandaj duhet të bëjmë diçka më shumë”.
“Karim është një lojtar i rëndësishëm për ta, por ne trajnerët duhet të jetojmë me këto situata. Në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedad, Benzema u dëmtua dhe Jovic hyri, duke shënuar dhe asistuar”. Përfundoi trajneri zikaltër