Larje hesapesh, ekzekutimi i boksierit shqiptar i lidhur me vrasje të ndodhur në maj

0

Vrasja e boksierit me origjinë shqiptare Haris Kontogiorgis mendohet se ka lidhje të fortë me një tjetër krim të ndodhur në 15 maj 2021, ku u ekzekutua një 58-vjeçar. Sipas mediave helene, 35-vjeçari kishte lidhje të afërt me personin e ekzekutuar 7 muaj më parë, ngjarje e ndodhur para një hoteli. Ndër të tjera, boksieri është shënjestruar si person që kryente aktivitete kriminale gjatë mbrëmjes (kërcënime, vrasje e mbetur në tentativë).

Gjithashtu, dyshohet se vrasja e Haris Kontogiorgisit ka si pistë kryesore larjen e hesapeve.
Boksieri me origjinë shqiptare u vra para palestrës “Perseu” në lagjen Galatsi të Athinës. Persona të panjohur të hipur në motorr shkrepën 15 plumba ndaj Kontogiorgisit, 4 prej të cilëve e goditën në trup duke rezultuar fatal. Ata u larguan më pas me motorra në luginë.

Marrë nga “Espresso News”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu