Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, ku ka humbur jetën një këmbësor, 71 vjeç. Drejtuesi i mjetit ka qenë një 26-vjeçar, i cili ka braktisur makinën, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh është arrestuar nga policia .
Njoftimi i policisë:
Aksidentoi me pasojë vdekjen 1 shtetas dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.