Ngjarja në Greqi ku humbi jetën 38-vjeçari Adem Rusi, flet vëllai i tij, Shkëlqim Rusi: “Unë kisha folur 3 orë para…

0

Për ngjarjen e Greqisë ku humbi jetën në rrethana të pasqaruara 38-vjeccari Adem Rusi nga fshati Zvezdë i Bashkisë Maliq flet vëllai i tij Shkëlqim Rusi: “Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin.”

Ai ka folur me të gjithë njerzit dhe askush nuk e beson që ështl vetvrasje, atë e kanl vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar.
Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar.

Kjo është një përrallë, që thonë ahtoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë.

Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë.
Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kabl thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di çtë them.

Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor.
Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu