I përfshirë në një çështje droge, dorëhiqet nënkryetari i Gjykatës së Lartë greke

0

 Panagiotis Efstratiou, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Administrative të Greqisë, mësohet se ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes së tij në një çështje droge me 3 të rinj. Efstratiou tregon se ka dhënë dorëheqjen për të ruajtur autoritetin e gjykatës, megjithëse ai nuk i pranon akuzat e ngritura ndaj tij.

Gjyqtari u përfshi në një rast të përdorimit të kokainës nga tre të rinj në pallatin ku jetonte. Një oficer policie ka lajmëruar kolegët se të rinjtë lëviznin në mënyrë të dyshimtë në një zonë të periferisë jugore dhe teksa u kontrolluan të rinjtë, atyre iu është gjetur një sasi kokaine. Më pas policia kontrolloi shtëpinë ku po qëndronte gjyqtari dhe gjeti mbetje të së njëjtës drogë në një shishe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu