Zv/ndihmës-sekretari i SHBA-së për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike kritikoi shtetin boshnjak për korrupsionin e lartë në rajon dhe problemet e shumta ekonomike e politike. Në vizitën e sotme në shtetin ballkanas, Escobar u tërhoqëi vëmendjen drejtuesve të lartë të shtetit për faktin se Bosnja ka rekordin më të keq në Ballkan për sa i përket korrupsionit.
Eskobar shtoi se të rinjtë po largohen jo për shkak të multietnicitetit të shtetit, por se korrupsioni është problemi i vërtetë të vendit. Deklaratat zyrtari amerikan i dha në takim me gazetarët.
“Bosnja nuk është pjesë e asnjë gjëje që po bisedojmë deri tani. Ekonomia e Bosnjes mezi është rritur vitin e kaluar dhe nuk është arsye e vetme COVID-19. Mezi luftuan inflacionin. Ekonomia u rrit me çerekun e rritjes ekonomike të Kosovës. Largimi i shumë të rinjve është 10 herë më i madh se Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Disa vende të tjera po bëjnë progres në luftën kundër korrupsionit, korrupsioni këtu është përkeqësuar më shumë. Sipas ‘Transparency International’, vetëm Bjellorusia dhe Azerbajxhani janë më të korruptuara se Bosnja-Hercegovina. Problemi i vërtetë në Bosnje është korrupsioni i thellë dhe e dini se njerëzit po largohen jo për shkak se jetojnë në një shtet multietnik. Ata po ikin sepse nuk mund të gjejnë dot punë pa lidhjet. korruptive”, u shpreh Eskobar.