‘Vajzë e shëndoshë dhe gallatë”, Rebel Wilson: Ekipi im ishte kundër dobësimit tim

0

Rebel Wilson, një nga aktoret më të mira të humorit në Hollivud, ka thënë se ekipi i saj ishte kundër humbjes së saj në peshë, sepse ajo “fitonte miliona dollarë duke qenë vajza e shëndoshë dhe gallatë”.

Sipas The Guardian, aktorja australiane, 41 vjeç, dokumentoi transformimin e saj fizik në mediat sociale pasi nisi një udhëtim shëndetësor dhe fitnesi disa vite më parë.

“Kam marrë shumë reagime nga ekipi im në fakt, këtu në Hollywood, kur thashë, ‘OK, do ta bëj këtë vit healthy, ndihem sikur vërtet do të transformohem fizikisht dhe do të ndryshoj jetën time. ’”, tha ajo.

Ajo tregoi se stafi i saj dhe epiki menaxherial ishin kundër.

“Ata thanë, ‘pse? Pse dëshiron ta bësh këtë?’ Sepse po fitoja miliona dollarë duke qenë vajza e shëndoshë dhe qesharake … duke qenë ai person”, tha ajo.

Wilson, ylli i hiteve të Hollivudit duke përfshirë Bridesmaids, Pitch Perfect dhe the Hustle, mori vëmendje të konsiderueshme mediatike për humbjen e peshës, por ajo gjithashtu ka shrehur  dëshirën që njerëzit të fokusohen në karrierën e saj dhe jo në trupin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu