“U ‘rrit’ mbështetja për PD-në”, Paloka: Ja Rama në pritje të shpalljes ‘non grata’

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi ndaj kolegëve të tij që mbështesin kryetarin Lulzim Basha në lidhje me pretendimet e tyre se mbështetja ndërkombëtare për PD-në është rritur pas pezullimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat në 9 shtator.

Në rrjetet sociale, Paloka publikon lajmin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në SHBA, i cili u prit nga ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e cila sipas tij provon të kundërtën e deklaratave të mbështetësve të Bashës. Ai kërkoi nga ata që të mos deklarojnë përralla se mbështetja ndërkombëtare për PD-në është rritur pas shpalljes “non-grata” të Berishës, pasi ky vendim është kryer nëpërmjet lobimit në SHBA për të favorizuar kryeministrin Edi Rama dhe jo Partinë Demokratike.

POSTIMI I EDI PALOKËS:

Nga 9 shtatori , kur larguam Berishen e ne vazhdim , eshte “rritur” ne menyre te padegjuar mbeshtetja nderkombetare per PD , ndersa qeveritaret e korruptuar te “rilindjes” nuk po dijne ku te fusin koken nga goditjet qe po marrin…!
Ja Rama , ne pritje te shpalljes “non grata” si kryeministri i qeverise me te korruptuar ne Ballkan dhe Evrope … !
Dhe dy fjale per disa koleget e mi:
Mjaft perhapet mjegull te demshme per demokratet ! Te pakten per dinjitetin tuaj mos vazhdoni te dilni neper studio e te deklaroni perralla qe nuk i besoni as vete ! Shpallja “non grata” e Berishes, eshte nje akt politik i ndermarre nepermjet lobimit , per te goditur PD dhe per te ndihmuar Ramen e jo anasjelltas ! 9 shtatori i vuri vulen ketij akti!
Kjo eshte e verteta dhe provat per kete jane te perditeshme, i keni perpara syve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu