Gazeta serbe: Vuçiç po punon me recetën e Millosheviçit, shtiret si njeri i popullit

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vënë në shënjestër të gazetës serbe e cila e ka paraqitur aë si një kopje të Sllobodan Millosheviçit duke krahasuar fjalimet e tij dhe teknikat me të tijat.

Gazeta Nova, shkrun se rastësisht apo jo, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet në çdo mënyrë t’i paraqitet elektoratit të tij si një njeri i popullit, si një njeri i thjeshtë që bën gjithçka për ata që i udhëheq. Por edhe pse nuk do ta pranonte, taktikat mediatike të Vuçiçit nuk janë të reja. Ai përdori disa herë metodat e sprovuara të Sllobodan Millosheviçit në fjalimet e tij.

Një video e postuar në Facebook tregon më së miri ngjashmërinë mes taktikave mediatike të Aleksandar Vuçiçit dhe Sllobodan Millosheviçit. Ose më mirë të themi, tregohet se si Vuçiç nuk i shmanget recetës së Millosheviçit.

Ata shkruajnë se njësoj siç Millosheviç shkruante në fjalimet e tij shpesh thoshte se ishte krenar për djalin e tij, Markon, ashtu thotë Vuçiç se ishte krenar për djalin e tij, Danilon. Përmendja e emrit të Danilos, për të cilin ai më së shumti jep arsye, barazohet gjithmonë me sulm ndaj presidentit, familjes së tij, madje edhe thirrje për grusht shteti. Ndonëse Vuçiçi e prezanton Danilon në publik si një “fëmijë që nuk ka faj për asgjë” dhe që “bën një punë të ndershme në një dyqan për 500 euro”, Danilo ja prish disi planet me paraqitjet e tij dhe shoqërimin me njerëz nga mjedisi kriminal.

Shpesh kemi pasur rastin ta shohim Danilon në shoqërinë e fansave dhe kriminelëve të dënuar, gjë që Vuçiq e arsyetoi duke thënë se ishte vetëm një fëmijë dhe gjatë rrugës mbronte miqtë e Danilos, edhe pse djemtë janë “në anën tjetër të ligj”, njësoj si Millosheviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu