Një shqiptar, i cili u arrestua në Tetor të këtij viti në një ‘shtëpi bari’ është dënuar me 2 vite burg. Yorkshireeveningpost shkruan se Gjykata në Leeds, ka dhënë dënimin për 33-vjeçarin Malbor Luizin.
Luizi u kap në një shtëpi, në dhomat e së cilës u gjetën 489 bimë narkotike dhe vlera e tyre shkonte në 268.950 paund. Shtëpia ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohjen, ndriçimin dhe rritjen e lëndëve narkotike.
Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një celular, para, një kartë bankare dhe një kartë identiteti. 33-vjeçari, pa një adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët. Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve.