Plagosi me armë të riun shqiptar se po i prishte qetësinë, dënohet me 6 vite burg zvicerani

0

Është dënuar me 6 vite e 2 muaj burg një shtetas zviceran, i cili plagosi me armë një 21-vjeçar kosovar. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, ku i riu ishte bashkë me një grup të rinjsh, kur ish-ushtaraku hapi zjarr ndaj tyre.

Përveç akuzës për ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’, gjykata e ka shpallur fajtor 38-vjeçarin edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë.

E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit 21-vjeçarin dhe e ka plagosur rëndë. I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte dashur të lëndonte apo të vriste askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu