115 efektivë në Vlorë bëjnë testin anti-drogë, 6 prej tyre rezultojnë pozitivë

0

– Kur kanë kaluar rreth dy javë pasi është marrë vendimi që policët në të gjithë vendin t’u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë edhe rezultatet e para. Këtij testi iu janë nënshtruar 115 efektivë të Vlorës nga te cilët 6 kanë rezultuar pozitivë. Për këta efektivë ka nisur  hetimi disiplinor.

Javën e ardhshme pritet që kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano të bëjë publike rezultatet zyrtare për testin e drogës të uniformave blu, ndërkohë që, numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në rang qarku mësohet se ka shkuar në 15 duke përfshirë bashkitë dhe komisariatet e Policisë së Qarkut Vlorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu