Dita kombëtare e Rinisë për shokët e Klodian Rashës nisi duke ndezi cigare në vendin ku ai u vra në agim të 8 dhjetorit 2020.
Një formë e shprehjes së zisë dhe përkujtimit së bashku me qirinjtë. lulet dhe fotografinë e buzëqeshur të 25-vjeçarit, i cili pikërisht këtu mori frymë për herë të fundit, mbasi u qëllua mbas shpine nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. I riu u pikas nga një patrullë policie, në lagjen e tij, pasi kishte dalë përtej orarit kufizues të masave antiCovid dhe kur refuzoi të ndalonte ndaj tij u qëllua me armë policie ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Kur gjykata e shkallës së parë i dha 10 vite burgim policit që vrau të riun.
I ati i Klodian Rashës kërkon hetime për armën që policia deklaroi paraprakisht se e posedonte viktima.
Në krye të një viti nga vrasja e Klodian Rashës, shumë ngjarje kanë ndodhur që lidhen me këtë krim, midis të cilave polici që e vrau u shpall fajtor, njëherazi 30 të rinj u dorëzuan si të akuzuar në gjykatë pasi u përfshinë në protestat masive që kërkuan ‘drejtësi për Klodianin”.
Ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, megjithatë vazhdon të mbetet pa përgjigje pyetja kush e hodhi pistoletën në rrugicën që përshkroi Klodiani, teksa po ndiqej nga policia dhe nëse kjo armë u la aty me qëllimin për të manipuluar këtë vendngjarje. Prokuroria e Tiranës nuk i ka dhënë ende përgjigje me prova këtij hetimit, që gjithashtu ka lënë pezull dilemat ndaj policisë së shtetit, për këtë çështje.