Policia i prish planin dy të rinjve terroristë, kishin përgatitur një sulm me thika ndaj kalimtarëve

0

Policia franceze ka vënë në pranga dy të rinj 23-vjeçarë, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale me qëllime terroriste.

Dy të rinjtë, sipas të dhënave të policisë, dyshohet se po përgatisnin një sulm me thikë ndaj kalimtarëve në një zonë të frekuentuar dhe më pas kishin si synim që të vdisnin si “martirë”, pra të vriteshin nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti gjurmë domethënëse të propagandës xhihadiste. Një prej tyre i pranoi akuzat ndërsa tjetri mohoi të ishte i përfshirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu