Akuzat për festën gjatë pandemisë, jep dorëheqjen këshilltarja e Boris Johnson

0

Videoja që po bën xhiron e rrjetit në Britani, tregonte sekretarin e atëhershëm të shtypit të Kryeministrit disa ditë pasi stafi i “Downing Street” organizoi një festë

Sipas BBC, duke dhënë një deklaratë me lot në sy, Allegra Stratton tha se jepte dorëheqjen dhe do të pendohej për fjalët që tha për pjesën tjetër të ditëve të saj. Boris Johnson gjithashtu kërkoi falje për videon të mërkurën. Ai u tha deputetëve se ishte i zemëruar për klipin dhe po fillonte një hetim nëse rregullat ishin shkelur Krishtlindjet e kaluar.

Por lideri laburist Sir Keir Starmer tha se kryeministri e kishte marrë publikun për budalla pas një jave kur Doëning Street refuzoi të konfirmonte atë që ndodhi në festë. Kurse udhëheqësi i SNP Westminster (The Scottish National Party), Ian Blackford tha se Kryeministri duhet të përballet me një moment llogaridhënie morale dhe duhet të largohet ose të shkarkohet nga partia e tij.

Festa e Krishtlindjeve u zhvillua më 18 dhjetor 2020 kur Londra ishte nën kufizimet e nivelit të 3, që do të thotë se të gjitha tubimet brenda dy ose më shumë personave u ndaluan dhe festat e punës ishin të ndaluara. Videoja u regjistrua një javë pas festës dhe Stratton tregoi se së bashku me anëtarët e tjerë të stafit nr. 10 në dhomën e konferencës në Downing Street. kishin mbajtur një festë përkundër rregullave të distancimit Covid.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu