Pekin/ Kosova ndjek shembullin e SHBA-së dhe Britanisë, bojkoton Lojërat Dimërore

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit që do të zhvillohen më 4 shkurt të vitit 2022. Shkak për këtë vendim është bërë shkelja e të drejtave të njeriut.Bekim Kupina, këshilltar për mediat tha se ky vendim vjen pas bojkotit nga ana e shteteve tjera, si SHBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe.

“Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në lojëra, por se Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin”, shtoi tutje Kupina.

Vendimet për bojkotim nga ana e shteteve të mëdha vijnë pas thirrjeve nga popullatat e tyre, me arsyetimin se autoritetet kineze po vazhdojnë keqtrajtimin ndaj myslimanëve ujgurë, si dhe shtresave tjera të popullsisë.Kushtrim Krasniqi, zëdhënës nga Komiteti Olimpik i Kosovës, tha se sa i përket kësaj çështjeje, KOK-u qëndron në linjë me qëndrimet që dalin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu