Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ambasada e SHBA në Tiranë i ka kërkuar autoriteteve të përmbushin detyrimet e tyre për të luftuars korrupsionin. Ambasada e cilëson korrupsionin një kërcënim për sigurinë, një faktor që minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.
Sot në Tiranë mbërrin një një vizitë zyrtare Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
“Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin”, shkruan ambasada.
Escobarn fillimisht ka planifikuar takim me kryedemokratin Lulzim Bashën dhe më pas me kryeministrin Edi Rama ku nën thelb të diskutimeve do të jetë lufta e pandërprerë kundër korrupsionit.