3 djem dhe transgjinorja në dhomën e hotelit/ Flet i riu që u plagos: Ishim duke…

0

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë e 20-vjeçarit, në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë, mëngjesin e kësaj të enjteje.
Arni Sulejmani dyshohet se u plagos aksidentalisht nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri.

Burime bëjnë të ditur se ka qenë vetë i riu i cili në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ka pohuar që bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Në dhomën e hotelit, ai ndodhej së bashku me Beqirin, Tefik Shehun, 32 vjeç dhe Anxhela Briskun 22 vjeçe. Sipas të njëjtave burime, 4 të rinjtë mësohet se ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Sa i përket 22-vjeçares, e cila u arrestua nga policia pasi fshehu armën pas ngjarjes, ajo mësohet se është transgjinore.

Pas ngjarjes Markeljan Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe janë aktualisht në kërkim. Njëri si autor i dyshuar i plagosjes, tjetri për moskallëzim të krimit. Policia arrestoi ndërkohë 22-vjeçaren ashtu sikurse edhe 66-vjeçarin Enver Hysenaj, i cili e strehoi të renë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu