Sollën eurot për minat/Ndoka e Marku ikën në Spanjë. Dhëndri tjetër do bënte vrasjen

0

Një vrasje është parandaluar disa ditë më parë nga Policia, por dy nga më kryesorët e grupit duket se ia kanë mbathur nga Shqipëria. Hektor Sadiku (Ndoka) dhe Edmir Marku (Vlashi) janë larguar në drejtim të Spanjës, pasi kanë qëndruar vetëm 5 ditë në Shqipëri për të sjellë triolin me të cilin do të eliminohej Preng Paluca.

Dy të rinjtë, sipas gazetarit Elton Qyno, kanë sjellë në vend paratë për të marrë gjithë mjetet e nevojshme për të kryer vrasjen, të cilën e kishte marrë përsipër për ta çuar deri në fund Mark Lamkja. Është pikërisht ky personi që është arrestuar në flagrancë së bashku me vjehërrit e tij të moshuar, Nikoll dhe Marie Marku. Në operacionin e 7 dhjetorit, në momentin që Policia ka shkuar për kontroll në banesën dhe restoration në Tale të Lezhës, Mark Lamkja ka dalë para efektivëve duke i kundërshtuar.

“Largohuni se nuk keni arsye për të kontrolluar këtu,”-mësohet se është shprehur ai, por Policia kishte të qartë se çfarë po planifikonin pasi prej kohësh kishin përgjuar bisedat e tyre telefonike, duke gjetur gjithë municionin e nevojshëm poshtë krevatit të çiftit të moshuar.

Nesër tre të arrestuarit, Marie dhe Nikoll Marku, së bashku me dhëndërin e tyre, Mark Lamja, të dalin para gjykatës së Lezhës, ku do përballen me akuzat dhe njihen me masën e sigurisë që do të kërkohet ndaj tyre nga Prokuroria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu