Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me trafikndarësen, 49-vjeçari përfundon në spital

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Shoferi me iniciale M.D ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen. Sipas njoftimi të policisë 49-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2021., rreth orës 14:20, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasi M. D., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. 49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu