Studentët e infermierisë dhurojnë gjak, gjaku do të shkojë për fëmijët talasemikë

0

U zhvillua ditën e sotme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhurimi i gjakut nga Kryqi i Kuq. Vullnetarë për të dhuruar gjak ditën e sotme ishin studentët e infermierisë. Një pjesë e madhe e tyre u treguan të gatshëm për të ndihmuar fëmijët me talasemi dhe sëmundje të tjera të gjakut. Në prag festash dhurata më e bukur për ta nuk janë lodrat dhe as veshjet. E vetmja gjë që mund ti rikthej atyre buzëqeshjan janë rezervat me gjak. Ashtu si në cdo seancë dhurimi koordinatori i kryqit të kuq, Ened Llapushi i bën thirrje të gjithëve për të kryer këtë akt sublim. Ndërkohë që thekson faktin se ka ndërgjegjësim nga të rinjtë, por jo vetëm.

Për sa i përket rezervave të gjakut mjeku transfuziolog, Endrit Susaj shprehet se mungesa e gjakut do të jetë gjithmonë një problem. Ndërkohë që ata të cilët e kanë bërë vaksinat anti-covid dhe duan të dhurojnë gjak duhet të ndjekin një procedurë të caktuar.

Akte të tilla sublime vazhdojnë të jenë prezente në shumë institucione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu