Modelja Beniada Nishani është një nga banoret elegante të ‘Big Brother Vip’, por edhe ajo në moshën 18-vjeçare ka qenë toplake. Këtë e ka treguar vetë Beniada e cila si rrallë herë ka treguar vështirësitë që ka kaluar për të paguar shkollën. Modelja në një bisedë me Meridianin ka treguar se i është dashur të punojë në diskotekë edhe pse i ati e ka pasur vdekje të punonte atje. Më tej ajo ka rrëfyer se që në moshën 18-vjeçare i kanë kërkuar dorën tek e ëma dhe të gjithë e thërrisnin ‘lulelakër’ se ishte topolake.
“Isha në vit të dytë. Librat bënin shumë shtrenjtë dhe fillova punë në një diskotekë si kasiere. Babi e kishte vdekje se kthehesha në shtëpi vonë, kishte frikë dhe më priste zgjuar. Unë vetëm merresha me biletat, por një gabim të bëje ishte shumë problem sepse i paguaja nga xhepi”,– u shpreh Beniada.
“Sa bëra 18-vjeçe filluan t’i vinin kërkesat mamit nga Shqipëria dhe Italia. Thoshin “Ajo goca Lindës, ajo topolakja, sa vjeç është goca tani”. Kam qenë e mbushur, më thoshin ‘lulelakër’. I thoshin mamit ‘E ke gocën si lulelakër’, se isha bufe. “Çfarë bën Beniada, çfarë dëshire ka, do të punojë?’ Larg e larg. ‘Po a ka njeri Beniada?’ Mami gjithmonë i thoshte: ‘Goca nuk do, kot, se ishte ajo vetë që nuk donte!”- u shpreh modelja.