Ditën e sotme ka mbetur i vrarë biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli gjatë momentit që po i jepte makinës në dalje të Laçit.
Roli në vitin 2011 ishte arrestuar për rrahjen me sende të forta të një 22-vjeçari me inicialet I.S. Po ashtu dy djemtë e tij Emiljano dhe Isuf Roli janë personazhe të njohur në botën e krimit pasi janë akuzuar për trafik droge në vitin 2017.
Biznesmeni u ndalua nga policia asokohe së bashku me Petrit Sana si bashkëpunëtor i tij për plagosjen e rëndë ndaj të riut.
Ata e kanë qëlluar 22-vjeçarin me grushte e shkelma. Më pas e kanë qëlluar dhe me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar mjaft dëmtime serioze. Pas ngjarjes i riu është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dhe pavaresisht plageve te marra arriti te mbijetonte.
Nuk dihet nëse kjo plagosje mund të jetë një pistë hetimi sa i takon vrasjes së Rolit mëngjesin e sotëm. Rakip Roli i njohur dhe si Pilot Roli merrej me tregtimin e materialeve të ndërtimit.
Policia dhe dy grupe të FNSH po krehin zonën për arrestimin e autorëve.