“Vishuni trashë”, këshilla e dyshimtë e Berishës, e shqetëson vërtet moti

0

Ish-kryeministri Sali Berisha prej dy ditësh u bën thirrje delegatëve të Partisë Demokratike që të jenë prezent në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit që pritet të mbahet nesër tek stadiumi “Air Albania”. Ndërkohë që kërkon prezencën e tyre, këshilla e Berishës është fokusuar edhe tek veshja e delgetëve.

Mbrëmë, në një lidhje për emisionin “Opinion”, Berisha tha që të gjithë duhet të vishen sa më trashë.

“Delegatët kanë platenë e tyre dhe janë të deleguar, shiu nuk i kap, por të vishen mirë. Të vishen sa më trashë,”- tha Berisha.

Të njëjtën gjë, lideri historik i PD-së e tha edhe sot. Në video-mesazhin e tij, sipas Berishës e vetmja gjë që nuk është në dorën e demokratëve është klima dhe moti e për këtë arsye duhen rroba të trasha.

“Të dashur delegatë, moti është një faktor që nuk varet nga ne, sugjerimi ynë më miqësor është që të vini me veshjet më të trasha të mundshme. Klima është kjo që ju e shihni vetë,”- tha Berisha.

Në fakt nesër është një ditë më e ngrohtë se sot. Vlerat e luahtura gjatë ditës së sotme kanë qenë mes 5 dhe 10 gradë celsius e ndërsa nesër pritet të ketë një rritje temperaturash prej një gradë. Konkretisht minimalisht termometri do të shënojë 6 gradë celsius, ndërsa maksimumin do ta shënojë me 11.

A është vërtetë moti ai që e shqetëson Berishën? Për çfarë e ka fjalën kur u bën thirrje demokratëve që të vishen trashë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu