Eleminimi nga Champions/ Xavi me dorë të hekurt, nxjerr në shitje tre lojtarë

0

Nuk është një situatë e mirë te Barcelona, ose ndoshta nuk ka qenë ndonjëherë. Humbja në Champions League, në fakt mund t’i kushtojë shtrenjtë tre lojtarëve të formacionit. Klubi katalanas po planifikon një rinovim të skuadrës pas eleminimit nga Champions League.

Sipas gazetarit Gerard Romero, Xavi ka vendosur të largojë Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Sergino Dest.Ter Stegen, në veçanti, është përballur me shumë polemika për paraqitjet e tij këtë sezon.

Portieri bëri një sërë gabimesh në portë që komprometuan të ardhmen e tij te Barça. Më pas është De Jong, i cili ka dështuar të përmbushë pritshmëritë që kur iu bashkua Ajax-it në vitin 2019. Dhe së fundi Dest, i cili nuk është i lumtur në Camp Nou dhe do të donte të transferohej te Bayern Munich.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu