E rëndë/ Adoleshentet rrihen keq dhe kërcënohen me thika, shokët brohorasin në vend që t’i ndajnë

0

Tashmë është bërë mëse e zakonshme që sherret në rrugë të ndodhin edhe mes vajzave. Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Sarandë, ku një 15-vjeçare kërcënoi me thikë shoqen bashkëmoashatare.

JOQ publikoi një mesazh në të cilin thuhej se vajzat që u zunë me thika sot, janë këto që shfaqen në videon që ilustrohet në vijim. Këto të fundit dyshohet se janë zënë për një të dashur.

Kujtojmë, se një prej vajzave u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu