Delegatët e Fierit për në Kuvendin e Partisë Demokratisë kanë nisur që në orën 7:00 të mëngjesit të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin e madh që do të mbahet në “Air Albania.”
Sipas Luan Baçi, ish-kryetar i kësaj dege në Fier, organizimi për shkuarjen drejt Tiranës është bërë me automjete private nga 3 apo 4 persona, për të shmangur kontrollet apo pengesat që mund të sjellë Policia nëse udhëtimi do të bëhej me autobuzë.
Luan Baçi pohoi se vetëm një furgon ishte porositur, me të cilin do të udhëtonin disa zonja delegate që u nis për në Tiranë në orën 7:30 minuta nga “sharra”.
Po më këtë mënyrë janë organizuar për të udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Kuvend edhe delegatët demokratë të bashkive Roskovec, Patos dhe Mallakastër.