“Largo policinë nga PD-ja, nuk ka nevojë ta mbrosh”, Belind Këlliçi i dërgon një mesazh kryeministrit Edi Rama

0

Kryetari i Komisionit të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD, Belind Këlliçi:

“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha Këlliçi.

Pavarësisht numrit të madh të forcave të rendit përreth, situata në selinë e PD-së duket mjaft e qetë, siç duket edhe në videon e mëposhtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu