KOLONJË- Këmbët e Urave në fshatrat Qafzes, Shtike dhe Gostivisht në Bashkinë e Kolonjës janë dëmtuar për shkak të përmbytjeve. Mësohet se prurjet e shumta të lumit për shkak të motit të keq ka bërë që këmbët e këtyre urave të pësojnë dëmtime.
Ndërkohë që në lëvizje janë vënë autoritetet, më mënyrë që të parandalojnë dëmtimin e mëtejshëm të urave.