Vllaznia ka fituar në javën e 13-të të Kategorisë Superiore me shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut. Skuadra e Brdaric gjetën avantazhin shumë shpejt kur në minutën e 30′ Hoxhaj shënoi për kuqeblutë.
Skënderbeu u mundua të rrezikonte me Berishën dhe Mensah, por jo aq sa për ta barazuar ndeshjen. Vllaznia nga ana tjetër po këmbëngulte për golin e sigurisë, që erdhi në fund dhe autor ishte kroati Ante Aralica.
Këto tre pikë e çojnë në 4 pikë diferencën me Tiranën e vendit të parë që luan ndaj Laçit, ndërsa me Kukësi që përballet me Teutën janë në të njëjtën kuotë pikësh, 23.